Mbështetja ndërkombëtare për Parkun Kombëtar të Vjosës
Kjo është një mundësi e rrallë për të mbrojtur me të vërtetë një nga lumenjtë e fundit të egër të mëdhenj. Ky do të ishte një aset për Evropën, por gjithashtu një kontribut në përpjekjet globale të ruajtjes së natyrës.
Dr. Kathy MacKinnon
Kryetare e Komisionit Botëror për Zonat e Mbrojtura pranë IUCN
Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve politikë shqiptarë, të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të shpallur dhe planifikuar Parkun Kombëtar të Vjosës në të gjithë gjatësinë e lumit në Shqipëri, përfshirë degët e tij, sipas standardeve të IUCN
Dr. Michael Succow
Fituesi i çmimit të së drejtës për jetesën
Vjosa është xhevahiri i #ZemrësBlutëEvropës dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë të krijojë #VjosaParkKombëtarTani, i cili do të ishte Parku i parë i lumit të egër në Evropë. Le të qëndrojmë me ta.
Leonardo DiCaprio
Lumi Vjosa rrjedh i paprekur nga burimi në det dhe komunitetet përgjatë lumit në Shqipëri po bëjnë thirrje që ai të mbrohet përmes shpalljes së një Parku Kombëtar. Tregoni mbështetjen tuaj
Edward Norton
Mbështetja politike për Vjosën
Me rastin e #DitësBotëroretëUjit, unë inkurajoj të gjithë shqiptarët që të solidarizohen me kauzën e shpalljes së #VjosësParkKombëtarTani. Është përgjegjësia jonë të mbrojmë këtë trashëgimi të çmuar shqiptare dhe të Bashkimit Evropian nga çdo projekt shkatërrues dhe abuziv.
Ilir Meta
President i Republikës së Shqipërisë
… Unë i bashkohem thirrjes së qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, aktivistëve vendas dhe ndërkombëtarë, kandidatëve për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 25 Prillit dhe institucioneve të Bashkimit Evropian që Qeveria e Shqipërisë shpallë lumin Vjosa Park Kombëtar dhe të heq dorë nga të gjitha planet për ndërtimin e hidrocentraleve të rinj.
Albin Kurti
Kryeministër i Republikës së Kosovës
Le të luftojmë së bashku për një mbrojtje të fortë të një prej lumenjve të fundit të egër të Evropës në Shqipëri: lumit Vjosa.
Thomas Waitz
Deputet i Parlamentit Evropian, Të Gjelbrit/ Aleanca e Lirë Evropiane
Mbrojtja dhe restaurimi i lumenjve që rrjedhin të lirë është një synim i Strategjisë #BEBiodiversitetit! Ne mbështesim shpalljen e zonave të mbrojtura në të gjitha vendet, përfshirë Shqipërinë dhe lumin e tij madhështor Vjosa!
Virginijus Sinkevicius
Komisioner për Mjedisin, Oqeanet dhe Peshkimin
Publikime shkencore për Vjosën
Njoftime për Shtyp
3 qershor, 2021: 30 shkencëtarë studiojnë degët e Vjosës, të dhënat do përdoren në gjyqet kundër HEC-eve
28 maj, 2021: Gjykata rrëzon padinë e kompanisë turke kundër “Deklaratës Mjedisore” për hidrocentralin e Kalivaçit
28 prill, 2021: Teksa në Shqipëri formohet qeveria presioni për Vjosën Park Kombëtar vazhdon
23 prill, 2021: Fitues alternativë të çmimit Nobel mbështesin kauzën Vjosa Park Kombëtar
22 mars 2021: Aktivistët kërkojnë mbështetjen e politikës Evropiane për shpalljen e Vjosës në Shqipëri si Park Kombëtar
10 shkurt 2021: Organizatat mjedisore paraqesin propozimin për Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Evropë
17 dhjetor 2020: Loja politike me të ardhmen e lumit të fundit të egër të Evropës
Partnerët që mbështesin shpalljen e Vjosës Park Kombëtar
EcoAlbania
Riverwatch
EuroNatur
Patagonia
Medina
Pindos Perivallontiki
AOS – Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë
EDEN – Qendra Mejdisore për Zhvillim Edukim dhe Rrjetëzim
Milieukontakt Shqipëri
PPNEA – Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri
ILIRIA – Shoqata Mbrojtja dhe Zhvillimi Mjedisor e Social
IEP – Instituti i Politikave Mjedisore
REC Shqipëri – Qendra Burimore e Mejdisit
Grupimi Ekolëvizja
URI – Instituti i Kërkimeve Urbane
Qendra EPER
Shoqata Cesvi
Shoqata Pro Permet
Shoqata Vjosa Explorer
All Green Centre – Qendra për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Zhvillim të Qëndrueshëm
PPNE- Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror Vlorë
Res Publica
Argonaut
SEEP
Vizioni i Gjelbër