Çfarë është arritur deri më tani?
Maj 2014
Rasti i parë kur kryetarët e Bashkive dhe banorët e luginës patën konferencën e parë për shtyp në brigjet e Vjosës dhe i bënë thirrje Kryeministrit Rama të hidhte poshtë planet e ndërtimit të hidrocentraleve dhe të shpallte Vjosën Park Kombëtar.
Qershor 2014
Vlerësimi i parë i biodiversitetit të Vjosës i ndërmarrë nga një grup i përbashkët të shkencëtarëve dhe studentëve shqiptarë dhe ndërkobëtarë
Maj 2015
Eurodeputetët kërkojnë mbrojtje për Vjosën dhe ndaljen e të gjitha planeve të ndërtimit të hidrocentraleve
Prill 2016
Parlamenti Evropian i bën thirrje qeverisë shqiptare të kontrollojë zhvillimin e energjisë hidrike; konkretisht, në zona të pacenuara si Vjosa
Maj 2016
Protesta ndërkombëtare në brigjet e Vjosës për të treguar rezistencë lokale ndaj një projekti të madh hidroenergjitik. Një peticion i veçantë në formën e një kajaku u la në pragun e Kryeministrit Rama.
Dhjetor 2016
Banorët e prekur së bashku me OJQ-të kombëtare dhe ndërkombëtare ngritën një padi gjyqësore kundër hidrocentralit të Poçemit në Vjosë, një projekt i inicijuar rishtas nga qeveria shqiptare.
Maj 2017
Gjykata Administrative në Tiranë vendosi në favor të EcoAlbania dhe përfaqësuesve të komunitetit për të anuluar projektin e hidocentralit të Poçemit. Investitori turk Ayen Enerji dhe Ministria e Mjedisit apeluan vendimin e gjykatës. Gjykimi është ende në prorces pasi pritet vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit.
Tetor 2017
Qeveria shqiptare vendosi të ecë përpara me ndërtimin e digave në Vjosa dhe i akordoi konzorciumit turko-shqiptar Ayen Eneji dhe kompanisë Fusha koncesionin për të ndërtuar hidrocentralin e Kalivaçit.
Tetor 2017
Slogani “Mos ma prek Vjosën” grumbullon mijëra pjesëmarrës në koncertin në mbrojtje të Vjosës në Tiranë.
Qershor 2018
Shkencëtarët ndërkombëtarë eksplorojnë rreth 300 km të pellgut të Vjosës dhe botojnë një studim në dhjetor 2018
Qershor 2019
Studimi i ri gjen se Vjosa është i papërshtatshëm për ndërtimin e hidrocentraleve pasi impiantet e reja do të krijonin një situatë humbjeje të trefishtë.
Nëntor 2019
Presioni ndërkombëtar për të mbrojtur Vjosën rritet ndërsa në kauzë përshihen personalitete të famshëm si Leonardo DiCaprio.
Shkurt 2020
Një nga peticionet më të mëdha bën bashkë shkencorët e ekologjisë së ujërave të ëmbla nga e gjithë bota i cili, bën thirrje për të ndaluar projektet e hidorcentraleve mbi lumin Vjosa në Shqipëri
Shtator 2020
Ministria e Mjedisit refuzoi vlerësimin e ndikimit në mjedis të konsorciumit të investitorëve turko-shqiptarë duke propozuar që diga e Kalivaçit të mos të ndërtohet.
Shkurt 2021
20 organizata mjedisore shqiptare nën nismën e EcoAlbania paraqitën një propozim të hollësishëm për shpalljen e Parkut Kombëtar të Vjosës pranë Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Sipas propozimit me 16 faqe, Parku Kombëtar duhet të përmbushë standardet e IUCN-së dhe të përfshijë të gjithë lumin Vjosa në Shqipëri si dhe degët që janë ende me rrjedhje të lirë.
Mars 2021
Patagonia shfaq një film të ri 6 minutësh që shpjegon situatën në Shqipëri dhe u bën thirrje shqiptarëve dhe evropianëve që të përfshihen dhe të mbështesin mbrojtjen e lumit Vjosa.
Mars 2021
IUCN prezantoi studimin e tyre të ri duke rekomanduar se mbrojtja e Vjosës duhet të sigurohet përgjatë gjithë rrjedhës së lumit në mënyrë që të arrihet mbrojtja themelore e vazhdimësisë së lumit dhe transportit të sedimenteve, pasi çdo shqetësim i mundshëm përgjatë shtrati i lumit mund të ketë ndikime në rrjedhën e sipërme dhe në rrjedhën e poshtme.
Dita Botërore e Ujit 2021
Prezantohet nisma “Vjosa Park Kombëtar Tani” duke hedhur në plan të parë monumentet e trashëgimisë kulturore të njohura globalisht në Paris, Berlin, Bruksel dhe Tiranë, duke synuar vëmendjen e politikanëve evropianë dhe shqiptarë, për t’i nxitur ata që të shpallin Vjosën Parkun e Parë Kombëtar i të lumit të egër në Evropë.
Mars 2021
Parlamenti Evropian miratoi Raportin Progresit për Shqipërinë 2021 në të cilin ata nxisin qeverinë e Shipërisë ”të krijojnë sa më shpejt të jetë e mundur Parkun Kombëtar të Vjosës, në të gjithë gjatësinë e lumit.”
Prill 2021
Liderët politikë në Shqipëri të konfrontuar në media me çështjen e Vjosës angazhohen publikisht për mbrojtjen e Vjosës. Prill 2021: EcoAlbania i përgjigjet deklaratës publike të Kryeministrit Rama mbi mundësinë reale te shpalljes së Vjosës si Park Kombëtar (Kategoria e II sipas standardeve të IUCN).
Dhjetor 2021
Komisioni i Përhershëm i Konventës së Bernës i kërkoi autoriteteve shqiptare të sqarojnë pse propozimi i EcoAlbania dhe IUCN, i bazuar në studime të gjera për ta shpallur “Lumin Vjosa” si Park Kombëtar (Kategoria II), nuk është marrë parasysh.
Janar 2022
Qeveria shqiptare shpalli lumin Vjosa Park Natyror (kategoria IV e zonave të mbrojtura) në vend të shpalljes së saj Park Kombëtar (kategoria II e zonave të mbrojtura ) siç kërkohet prej vitesh nga aktivitestët.
Qershor 2022
Qeveria Shqiptare ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së lumit Vjosa duke nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa.
Janar 2023
Nis procedura Ligjore për shpalljen e lumi Vjosa che degët e tij park kombëtar. Dorëzohet studimi i fizibilitetit nga ekipi i ekspertëve kombëtar dhe ndërkombëtar.
Mars 2023
Moment historik: Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar. Në një ceremoni zyrtare në Tepelenë, qeveria shqiptare shpalli lumin Vjosa dhe degët e tij, Bënça, Shushica dhe Drino, park kombëtar të lumit të egër.