Vjosa Park Kombëtar

MUNDËSIA E ARTË

Parku i Parë Kombëtar i një lumi të egër në Evropë

Vjosa dhe degët e saj janë të pakrahasueshme me një lumë tjetër në Evropë (jashtë Rusisë). Kështu, ky peizazh lumor duhet të mbrohet nga kategoria më e lartë e mundshme e mbrojtjes së natyrës – që do të ishte një Park Kombëtar sipas standardeve të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN). Së bashku me komunitetin lokal, shkencëtarët dhe mbështetjen nga e gjithë Shqipëria, ne duam ta realizojmë shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.

Synimi është që Vjosa të shpallet, Parku Kombëtar i një lumi të egër në Evropë, duke mbrojtur të gjithë ekosistemin duke përfshirë pellgun ujëmbledhës, degët dhe shtratin aktiv dhe jetën e egër që Vjosa strehon. Vetëm ky përcaktim do të parandalonte përgjithmonë projektet e hidrocentraleve dhe zhvillime të tjera brenda zonës së mbrojtur dhe do të jepte një kontribut të rëndësishëm në Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së dhe Strategjinë e Biodiversitetit.

Me zgjedhjet e përgjithshme në 25 Prill 2021, grupet shqiptare dhe ndërkombëtare të ruajtjes së natyrës po i bëjnë thirrje drejtuesve të politikës dhe publikut që të ruajnë të ardhmen e Vjosës dhe ta shpallin atë Park Kombëtar lumor, duke e shndërruar çështjen e Vjosës një përparësi kryesore për çdo parti fituese.

Nga një Park Kombëtar jo vetëm që do të përfitonte jeta e egër por edhe njerëzit e luginës së Vjosës përmes shfrytëzimit të potencialit për një zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik. Në të ardhmen, mijëra turistë nga e gjithë Evropa do të vijnë për të vizituar këtë lumë të fundit të egër të kontinentit. Një sondazh i kohëve të fundit i opinionit publik tregon se 94% e shqiptarëve është pro krijimit Parku Kombëtar lumor të Vjosës.